Wednesday, May 28, 2014

Fëmijët e vegjël, në shtëpi, apo në çerdhe?


Fëmijët e vegjël, në shtëpi, apo në çerdhe?

Është një pyetje qe gjithmonë ka vene dhe vazhdon te vere ne mëdyshje mendimin e nenave nëse fëmijët e tyre te vegjël do te ishte me mire t’i dërgonin ne kopsht, apo t’i mbanin ne shtëpi.

Në fakt kjo mëdyshje ka mbizotëruar edhe në opinionet e pediatërve por studimet e kohëve të fundit gradualisht po çojnë në një përgjigje të vetme, që me fjalë të tjera mund të përmblidhet: Fëmijët që shkojnë në çerdhe që në vitin e parë të jetës se tyre, rriten më të shëndetshëm.
Të mbledhur në Kongresin e shoqatave evropiane të pediatrisë, studime të ndryshme tregua se frekuentimi i hershëm i çerdheve nga ana e fëmijëve ul në një masë të konsiderueshme prekshmërinë e tyre nga sëmundjet më shpesh të moshës, përfshi edhe një sistem imunitarë më të fortë.
Në fakt dyshimet për këtë pike lidheshin me një studim të hershem amerikan, sipas të cilit, fëmijët që shkojnë herët në çerdhe manifestonin probleme në lidhje me raportet e tyre me prindërit, posaçërisht me nënën, marrëdhënie që sipas studimit të atëhershëm, manifestoheshin edhe më shumë në moshën e adoleshencës.
Por një studim shumë më i gjerë i kryer në Norvegji, me një kampion prej 75 mije fëmijësh, i rrezoi të gjitha përfundimet e mëparshme, madje nxori në pah edhe shumë gabime që lidheshin me metodologjinë e përdorur nga amerikanet.

Si të zgjohemi herët?


Si të zgjohemi herët?


Fjetja për një kohë e gjatë, jo vetëm që është diçka e keqe për karrierën tuaj, por ju shkakton një gjendje të keqe humori dhe ndiheni i ngathët gjatë gjithë ditës. Ndiqni këto taktika efektive edhe për ata që abuzojnë me komandën “snooze” në telefonat e tyre

Ne e dimë, gjithashtu edhe studiuesit e dinë pse është kaq e vështirë që gjatë studimit të modeleve të gjumit, të zbulohet pse na tërheq kaq shumë gjumi. Të jesh një njeri që zgjohet herët nuk është vetëm çështje alarmi, por përfshin një plan strategjik për të programuar “orën e trupit” duke bërë këto veprime gjatë ditës:

1. “Mashtroni orën tuaj të brendshme”

Vendosja e alarmit menjëherë, një orë më përpara se zakonisht është një ndeshje e fortë me veten tuaj. Kështu që merrni hapa më të ngadaltë. Çdo dy ditë, vendoseni alarmin vetëm 10 minuta më herët. Dhe mos u stresoni për të ndryshuar edhe kohën kur do të bini për të fjetur. Ju do të arrini në mënyrë të natyrshme drejt një orari më të hershëm të kohës së gjumit.

2. Përdorni këtë “truk” të mendjes

Gratë kanë tendencë të programojnë ditën e tyre pasi bie alarmi, por kjo të lodh dhe të stërmundon mendërisht. Kështu që bëjeni këtë për të paktën gjatë 30 minutave: rrobat që do të vishni, çfarë do të hani për mëngjes, etj. Pas disa mëngjeseve, kjo do t’ju bëhet një natyrë e dytë.

3. Pini kafenë para orës 10.00

Merreni sasinë tuaj të kafeinës sapo të ngriheni nga shtrati. Ajo do të japë efektin e saj brenda gjysmë ore dhe do të qëndrojë në trupin tuaj edhe për gjatë orëve të pasdites, dhe njerëzit që zgjohen shpejt, janë zakonisht më të rraskapitur. Ju mund të merrni sasinë që dëshironi, por sigurohuni që pas orës 10 të paradites të kaloni në kafe dekafeinato ose të konsumoni pije pa kafeinë. Në këtë mënyrë, kafeina do të jetë jashtë sistemit tuaj gjatë kohës që ju do të shtriheni për të fjetur.

4. Nëse stërviteni, bëjeni pas punës

Ekspertët e gjumit besojnë se stërvitja në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për tu zgjuar herët. Por në fakt, koha ideale është menjëherë pas punës. Tre deri në pesë orë pas stërvitjes, temperatura e trupit fillon të bjerë. Kjo i tregon trupit tuaj që është koha për gjumë. Në qoftë se stërviteni në mëngjes, truri ja jep sinjalin trupit tuaj në kohën e drekës, dhe kjo hedh poshtë ritmin e ditës tuaj. Duke caktuar orën e stërvitjes, rreth 17.30 trupi juaj do të jetë gati për gjumë në orarin e duhur.

5. Merrni këto vlera ushqimore gjatë paradites:

Ushqimet që kanë një përzierje karbohidratesh, proteinash dhe kalciumi, siç janë – qumështi dhe drithërat- ndihmojnë ardhjen e gjumit. Në qoftë se do të keni një dremitje të vogël ndërmjet vakteve, rreth një orë, para orarit të zakonshëm të gjumit, do të keni një pushim më të mirë dhe do të ndiheni më të freskët mëngjesin tjetër.