Wednesday, May 28, 2014

Fëmijët e vegjël, në shtëpi, apo në çerdhe?


Fëmijët e vegjël, në shtëpi, apo në çerdhe?

Është një pyetje qe gjithmonë ka vene dhe vazhdon te vere ne mëdyshje mendimin e nenave nëse fëmijët e tyre te vegjël do te ishte me mire t’i dërgonin ne kopsht, apo t’i mbanin ne shtëpi.

Në fakt kjo mëdyshje ka mbizotëruar edhe në opinionet e pediatërve por studimet e kohëve të fundit gradualisht po çojnë në një përgjigje të vetme, që me fjalë të tjera mund të përmblidhet: Fëmijët që shkojnë në çerdhe që në vitin e parë të jetës se tyre, rriten më të shëndetshëm.
Të mbledhur në Kongresin e shoqatave evropiane të pediatrisë, studime të ndryshme tregua se frekuentimi i hershëm i çerdheve nga ana e fëmijëve ul në një masë të konsiderueshme prekshmërinë e tyre nga sëmundjet më shpesh të moshës, përfshi edhe një sistem imunitarë më të fortë.
Në fakt dyshimet për këtë pike lidheshin me një studim të hershem amerikan, sipas të cilit, fëmijët që shkojnë herët në çerdhe manifestonin probleme në lidhje me raportet e tyre me prindërit, posaçërisht me nënën, marrëdhënie që sipas studimit të atëhershëm, manifestoheshin edhe më shumë në moshën e adoleshencës.
Por një studim shumë më i gjerë i kryer në Norvegji, me një kampion prej 75 mije fëmijësh, i rrezoi të gjitha përfundimet e mëparshme, madje nxori në pah edhe shumë gabime që lidheshin me metodologjinë e përdorur nga amerikanet.

Si të zgjohemi herët?


Si të zgjohemi herët?


Fjetja për një kohë e gjatë, jo vetëm që është diçka e keqe për karrierën tuaj, por ju shkakton një gjendje të keqe humori dhe ndiheni i ngathët gjatë gjithë ditës. Ndiqni këto taktika efektive edhe për ata që abuzojnë me komandën “snooze” në telefonat e tyre

Ne e dimë, gjithashtu edhe studiuesit e dinë pse është kaq e vështirë që gjatë studimit të modeleve të gjumit, të zbulohet pse na tërheq kaq shumë gjumi. Të jesh një njeri që zgjohet herët nuk është vetëm çështje alarmi, por përfshin një plan strategjik për të programuar “orën e trupit” duke bërë këto veprime gjatë ditës:

1. “Mashtroni orën tuaj të brendshme”

Vendosja e alarmit menjëherë, një orë më përpara se zakonisht është një ndeshje e fortë me veten tuaj. Kështu që merrni hapa më të ngadaltë. Çdo dy ditë, vendoseni alarmin vetëm 10 minuta më herët. Dhe mos u stresoni për të ndryshuar edhe kohën kur do të bini për të fjetur. Ju do të arrini në mënyrë të natyrshme drejt një orari më të hershëm të kohës së gjumit.

2. Përdorni këtë “truk” të mendjes

Gratë kanë tendencë të programojnë ditën e tyre pasi bie alarmi, por kjo të lodh dhe të stërmundon mendërisht. Kështu që bëjeni këtë për të paktën gjatë 30 minutave: rrobat që do të vishni, çfarë do të hani për mëngjes, etj. Pas disa mëngjeseve, kjo do t’ju bëhet një natyrë e dytë.

3. Pini kafenë para orës 10.00

Merreni sasinë tuaj të kafeinës sapo të ngriheni nga shtrati. Ajo do të japë efektin e saj brenda gjysmë ore dhe do të qëndrojë në trupin tuaj edhe për gjatë orëve të pasdites, dhe njerëzit që zgjohen shpejt, janë zakonisht më të rraskapitur. Ju mund të merrni sasinë që dëshironi, por sigurohuni që pas orës 10 të paradites të kaloni në kafe dekafeinato ose të konsumoni pije pa kafeinë. Në këtë mënyrë, kafeina do të jetë jashtë sistemit tuaj gjatë kohës që ju do të shtriheni për të fjetur.

4. Nëse stërviteni, bëjeni pas punës

Ekspertët e gjumit besojnë se stërvitja në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për tu zgjuar herët. Por në fakt, koha ideale është menjëherë pas punës. Tre deri në pesë orë pas stërvitjes, temperatura e trupit fillon të bjerë. Kjo i tregon trupit tuaj që është koha për gjumë. Në qoftë se stërviteni në mëngjes, truri ja jep sinjalin trupit tuaj në kohën e drekës, dhe kjo hedh poshtë ritmin e ditës tuaj. Duke caktuar orën e stërvitjes, rreth 17.30 trupi juaj do të jetë gati për gjumë në orarin e duhur.

5. Merrni këto vlera ushqimore gjatë paradites:

Ushqimet që kanë një përzierje karbohidratesh, proteinash dhe kalciumi, siç janë – qumështi dhe drithërat- ndihmojnë ardhjen e gjumit. Në qoftë se do të keni një dremitje të vogël ndërmjet vakteve, rreth një orë, para orarit të zakonshëm të gjumit, do të keni një pushim më të mirë dhe do të ndiheni më të freskët mëngjesin tjetër.

Friday, August 23, 2013

Aloe Vera – Mbrojtësi i shëndetit tonë


aloe-vera

‘Çdo zinxhir është i fortë vetëm aq sa hallka më e dobët në të’. Kjo thënie i dedikohet shëndetit tonë, që do të thotë që jemi të shëndoshë aq sa është e shëndoshë pjesa më e dobët e organizmit tonë. Si ta dimë se cila është ajo ‘hallkë’ që është më e dobëta në organizmin tonë para se ajo të ‘këputet’. Para paraqitjeve të simptomeve nuk kemi si ta zbulojmë. Në organizmin tonë pa ndalim zhvillohen zinxhirë biokimikë,  reaksinet e të cilëve rrjedhin me dinamizëm në baraspeshë. Në moment të çrregullimit të baraspeshës, në sistemin tonë bie imuniteti dhe vie deri tek paraqitja e sëmundjeve.
“Më mirë ta parandalojmë se sa ta shërojmë” është një thënie e vjetër. Por, si ta parandalojmë? Aloe-vera- bima çudibërse dhe “barnatorja” bimore – na ofron pa egoizëm ndihmën që ta ruajmë shëndetin tonë, e nëse ai është i shëmbur,  ta rigjenerojmë. Që të dukemi mirë, që të ndihemi më mirë dhe të parandalojmë simptomet e pleqërisë, na ndihmon Aloe-vera. Virtytet e veta shëruese në formë burimore i ka me shekuj, gati në të gjitha kulturat. Ndërsa në ditët e sotme e përdorim miliona njerëz në të gjithë botën.

Aloe Vera në gjinekologji

Miomet në mitër dhe cistat në vezore janë shumë të shpeshta, sidomos tek femrat në dekadën e tretë apo të katërt. Medicina e sotme këto në të shumtën e rasteve i shëron me anë kirurgjikale. Mjekët tanë, duke paraqitur përvojën e tyre me këtë bimë, për të shmangur miomet dhe cistat përdorin Aloe-vera në gel në kombinim me disa produkte.  Kallja kronike e vezoreve dhe skuqja në mitër largohen me përdorim të Aloe –verës në kombinim me disa produkte tjera. Aloe vera përmban qeliza anti-mikrobale dhe me shumë sukses heq shumë infeksione vaginale si: Bakteriet, viruset, infeksionet këpurdhale (herpesin, Candinën, Trihomonas etj. ) Dr. Robert Picker nga Kalifornia, ka thënë se Aloe vera me shumë sukses largon apo parandalon shumë lloje të herpesëve gjenital, të cilët në kontinentin tonë janë epidemike. Duke iu falenderuar virtyteve anti inflamatore ndihmon në shumë lloje të kalljeve gjinekologjike.
aloe-vera2

Aloe Vera në urologji

Infeksionet e ndryshme urologjike mund të shërohen me sukses nëse përdorim Aloe vera- nectar, i cili është Aloe vera gjel me lëngë boronice dhe molle. E njëjta përdoret edhe për tretman të prostatës, duke përfshirë edhe sëmundjet maligne. Ngasësit e kamionëve të cilët në timon kalojnë nga 10 – 16 orë, bien në grupin e rrezikuar të sëmundjes së kancerit në prostatë. Përdorimi i Aloe –Berry Nectar është treguar efektiv në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

 Aloe Vera dhe steriliteti

Në shumë shtëpi Aloe vera ka sjellë shumë gëzim me ardhjen e fëmijëve të shëndoshë. Shumë përvoja të mjekëve nga Gjermania si dhe nga vendi ynë thonë që Aloe vera ndihmon në shërimin e sterilitetit. Të gjitha bebet të cilat e kanë parë botën duke iu falenderuar Aloe-verës, janë të shëndoshë dhe shumë mirë kanë përparuar. Rezultatet më të mira arrihen me kombinimin e Aloe-verës gjel ose Berry Nectar  në përzierje më produkte të bletëve.

Aloe Vera  në pediatri

Produktet me bazë të Aloe verës janë ideale për zhvillimin dhe rrijtjen, si dhe me efikasitet dhe  pa anë negative mund të largojnë shumë probleme tek fëmijët. Shtrëngimet në stomak, e skuqura nga pelenat, kallja e veshëve, hundët e nxëna, kolla, pickimi i insekteve, infeksionet e jashtme, lëndimet e ndryshme, djegiet, infeksionet e stomakut, anemia etj. E mbi të gjitha ndihmon në regullimin e imunitetit. Me vëtëm disa produkte me përmbajtje, që secila shtëpi duhet t’i ketë, mund t’i shmangemi shumë sëmundjeve.

Aloe Vera në stomatologji

Përdorimi i Aloe-s për shërim dental është i shumëfishtë. Aloe vera rrit mekanizmat mbrojtëse dhe është shumë efikas në trajtimin e dhëmbëve. Liron nga të gjitha shqetësimet që ju shkakton proteza. Në kirurgjinë orale është ndihmë e papërshkrueshme, tregojnë kirurgët oralë. Ndalon  gjakderdhjen, parandalon infeksionet, lehtëson dhimbjet, regjeneron gjëndrat dhe kështu në shumëllojshmëri ndihmon në shërim.
Dr. Timothy E. Moore, (Oklahoma) përgjatë 14 vjetëve ka testuar produktet e Aloe Verës në më shumë se 6.000 pacientë. Ai nënvizon rezultate çudibërëse që aloe vera ka pasur në: operacione peridontale, tek ata me paradontozë dhe me gingivit. Tek shumë lloje të sëmundjeve orale, dhe atyre me karakter kronik. Aloe vera u ofron lehtësim edhe atyre pacientëve me virusin AIDS dhe leukimi.

Aloe vera dhe sistemi endokrin

Dr. Deepak Chopra, endokrinolog ka thënë. ‘trupi është fushë e molekulave. Kudo që shkojnë mendët shkojnë edhe molekulat’. Kjo do të thotë që trupi dhe mendja janë  pjesë e pandashme që e përbëjnë qenien njerëzore. Në të gjitha mendimet, të gjitha emocionet sistemi endokrin reagojnë ndryshe. Të gjitha që na ndodhin kanë lidhje me procesin biokimik të qëndrës së endokrinit.  Mënyra modern e jetës: Ushqimi jo i shëndetshëm, streset, fjetja jo e shëndetshme, përdorimi i shpeshtë i ilaçeve dhe jetesa e çrregullt. Akumilon toksinat në trupin tonë dhe truri përshpejton plakjen. Sa herë kemi takuar ‘të vjetër’ që kanë 30 vjet apo të ‘rinj’ që janë afër 70-tave. Përvoja e miliona njerëzve që e përdorin Aloe Vera Gel, në tërë botën konfirmojnë që Aloe vera bën detoksifikimin dhe sjell në baraspeshë të gjithë sistemin endokrin. Dhe me shumë efikasitet është treguar edhe tek qendra tiroide. Studimet kanë vërtetuar që Aloe vera arrin lirim natyral të melatonit, hormonit të rëndësishëm të imunitetit dhe fjetjes së mirë.
Aloe vera me efikasitet shëron çregullimet hormonale dhe shqetësimet tek femrat në menopauzë.
Ilaçi popullor nga ‘Kaktusi’ Aloe Vera
Kjo reçet ilaçi nga ‘Kaktusi’ Aloe vera rrjedh nga Rusia. Është provuar më së shumti tek personat me sëmundje malinje dhe atyre me sëmundjen parkinson. Ky lëng u ka ofruar lehtësim të dukshëm, por disave edhe shërim. Për të gjithë të interesuarit po e paraqesim në tërësi:
330 gr. Aloe “Kaktus” i vjetër 4-5 vjet, e bluajmë në makinë për mish dhe e përziejmë me 400 gr. mjaltë të livadhit, 700 ml. prodhim natyral të verës  dhe 500 ml. alkool etil të pastër. Masa të qëndrojë një javë në enë xhami të mbyllur mirë në ambient të errët. Pas kësaj duhet të kullohet dhe të pihet në masë të caktuar, tre herë në ditë, një orë para buke, derisa të harxhohet e gjitha. Ky lëng mund të përdoret vetëm në dy periudha gjatë vitit. Kështu duhet të jetë paralajmërimi në fund të recetës. Qëllimi i këtij paralajmërimi janë përbërësit e padëshirueshëm që përmban korja e fletës. Njerëzve kjo u ka ndihmuar duke ua liruar shtrëngimet. Shumë shpesh me padurim e kanë pritur edhe shishen e dytë.

Ushqeni flokun: Mirëmbajtja e flokëve pas kthimit nga deti

mirembajta-e-flokut
Pas ujit të detit dhe diellit, floku juaj ka nevojë për më shumë kujdes dhe mirëmbajtje, e vaji i ullirit dhe mjalta mund t’ju ndihmojnë shumë
Nga teprimi i daljes në diell floku zbardhet, e nën ndikim të kripës së detit dhe klorit e humb elasticitetin dhe bëhet i thatë dhe i thyeshëm. Dhe për këtë, fundi i verës është koha ideale për tretmane të cilat do ta ushqejnë dhe t’ia kthejnë shkëlqimin dhe pamjen e shëndoshë. Disa këshilla do t’ju ndihmojnë që të rigjallëroni flokët vetëm me disa hapa.
maske per floke
Për fillim, flokut tuaj do t’i bëjë mirë një pastram i thellë, e këtë tretman është më së miri ta bëni në ndonjë sallon ondulimi. Do të ishte mirë të përdorni ngjyrë e cila është e pasur me përbërës ushqyes në mënyrë që ta kthej volumin dhe shkëlqimin e flokut tuaj. Përzgjedhja perfekte do të ishin ngjyrat pa amoniak, që e mirëmban dhe shëndoshin fijen. E që sa më gjatë ta ruani shkëlqimin e ngjyrës para secilës larje të flokëve në regjenerator vendosni pak vaj të ullirit.
Duke e ditur që floku rritet më shpejt gjatë verës , mirë do të ishte që ta shkurtoni pak. Që të fitoni formë të re dhe ta ngritni nga rënia, do të ishte e mjaftueshme t’i shkurtoni vetëm majet e plasaritura. Pastaj ndoshta edhe fundi i verës do të ishte koha e duhur për të ndryshuar frizurën.  Më së miri është të konsultoheni me stilistin tuaj. Kur është fjala për trende, ende janë aktuale stili bob dhe frizurat asimetrike në gjatësi të ndryshme.
Maskën për flokë nuk keni nevojë ta bëni nëpër sallone. Mundeni edhe vetë ta bëni një maskë e cila në mënyrë të përsosur do ta ushqejë flokun tuaj. Në këtë mund t’ju ndihmojnë vajra të ndryshme në kombinim me mjaltë apo të kuqen e vesë që mund ta përzieni me pure të domates.
Flokut mund t’ia ktheni shkëlqimin dhe t’i ndihmoni me preparate të cilat janë të parapara për mirëmbajtje të flokëve pas verës. Këto mund t’i gjeni në formë të kremës apo edhe si sprej. Efekt të mirë do të fitoni edhe me ampula për mirëmbajtje të flokëve të cilat ringjallin srukturën e flokëve dhe e ushqejnë nga brenda.

 Për kujdes më të mirë për flokët tuaja, Femra.net ju rekomandon Rrjetin e Studiove të Bukurisë PASSION, ku mund të kërkoni aplikimin e ngjyrave pa përmbajtje amoniaku, si dhe një trajtim për të ushqyer flokun.

Tuesday, August 20, 2013

VLERAT USHQYESE TË SPINAQIT


Mund të thuhet se është një central elektrik i mbushur me të gjitha llojet e vitaminave (A, C, E, K, B6) pastaj mangan, kalcium, selen, riboflavin, hekur, niacin dhe zink.
Spinaqi jo vetëm siguron fuqinë për të luftuar kundër kancerit të lëkurës dhe të gjirit, por është gjithashtu një burim i pasur i omega-3 acide yndyrore. Siç bëhet e ditur, spinaqi është një super ushqim i cili ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror-degjenerimin.
Rekomandohet ta përdorin të gjithë ata që kërkojnë zvogëlimin e peshës dhe për shëndetin e përgjithshëm pasi që përveç tjerash nuk përmban as kolesterol.

PESHA JU NDJEK NGA FËMIJËRIA

Fëmijët e mbipeshë ose obezë kanë më shumë gjasa të vazhdojnë të jenë të mbipeshë dhe obezë edhe në moshë të rritur.
Shpesh shtrohet pyetje nëse fëmijët obezë do të vazhdojnë të jenë të tillë edhe në moshë të shtyrë.
Dhe hulumtimet norvegjeze të realizuara kohë më parë kanë vërtetuar pohimin.
Pasi kanë analizuar mbi 500 persona të moshës 15 vjeçare, studiuesit i kanë përcjellë ata edhe pas 18 vitesh, në moshën 33 -vjeçare.
Dhe krahasimi ka treguar se shkalla e mbipeshës së tyre e përcaktuar përmes indeksit të masës trupore, nuk ka ndryshuar shumë nga mosha e re në moshë të mesme. /mjeku/

Monday, August 19, 2013

“Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku”

Jemi paralajmëruar gjithnjë për dëmet nga dielli. Por, tani shkencëtarët kanë zbuluar anët pozitive të tij.
Drita e tij të sjell në humor, mjekon, ngjyros lëkurën dhe frenon ku të jetë e mundur krijimin e rrudhave, për aq kohë sa nuk teprohet me të. Shkencëtarët theksojnë se ekspozimi i diellit është i mirë edhe për shëndetin e përgjithshëm, duke qenë se dielli ndihmon në prodhimin e vitaminës D, thelbësore për kalciumin e kockave.
Pesë arsye të mjaftueshme për të kërkuar diellin në çdo stinë
Të merrni rreze dielli është e shëndetshme, por vetëm gjatë orareve të rekomanduara nga dermatologët.
Shpirti bombardohet me hormone lumturie
Qielli na dhuron një qeshje diellore (rrëzëlluese). Rrezet UV stimulojnë formimin e endorfinës - substancë e mirëqenies. Përveç kësaj, frenon formimin e melatoninës, hormonit të gjumit, që na bën të ndihemi të lodhur e të përgjumur. Për shkak se stimulohet metabolizmi, në ditë me diell ndihemi në formë dhe aktiv.
Sistemi mbrojtës vihet në lëvizje
Teshtima, kolla, rrufa – janë mjaft të rralla në verë. Kjo nga temperaturat e këndshme, por edhe nga ekstra racioni i diellit në lëkurë. Sipas shkencëtarëve anglezë, rrezet e diellit armatosin sistemin tonë imun kundër baktereve.
Kockat forcohen
Kockat e forta kanë nevojë për dritën e diellit. Kur dielli prek lëkurën, trupi prodhon vitaminën D, e cila i nevojitet trupit për metabolizmin e kalciumit që e merr nga ushqimet dhe për ta depozituar atë në kocka. Kalciumi është përbërësi më i rëndësishëm për skeletin e njeriut.
Rreth 10% e skeletit tonë rigjenerohet në vit. Këtu luan rol të rëndësishëm vitamina D. Në rast mungese vitamine D mundet që kockat të shfrytëzojnë përkatësisht vetëm gati gjysmën e sasisë së kalciumit, që kanë në dispozicion. Në këtë mënyrë, ndër të tjera rritet edhe rreziku për thyerje të kockave.
Vetëm rrezet e diellit bëjnë të mundur prodhimin e vitaminës D nga vetë trupi.
Lëkura ngarkohet me një dozë të mirë Vit. D
Përse duket kaq bukur një lëkurë e nxirë lehtë? Kjo nxirje i sinjalizon subkoshiencës sonë, shëndet. Me të drejtë, pasi rrezet diellore UV ndihmojnë kundër neurodermatitit dhe psoriazës, vdesin mikrobet dhe përshpejtojnë luftën me aknet e lëkurës. Edhe këtu shkaktari është prodhimi i shtuar i vitaminës D përmes dritës së diellit. Studime tregojnë se kjo vitaminë nuk krijohet vetëm në mëlçi e veshka, por edhe direkt në lëkurë.
Trupi armatoset kundër kancerit
Një nivel i lartë me vitaminë D në gjak duket se parandalon sëmundjet kronike si hipertensioni, diabeti tip - l, skleroza multiple si dhe kanceri. Të paktën kështu dëshmojnë studimet e para. Deri sa të ketë dëshmi të plota mbi këtë, sidoqoftë vlen: një dozë e arsyeshme dielli nuk mund të dëmtojë. /Telegrafi/